BallinaLajmeKurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura…

Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura…

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Izbicës, duke e cilësuar atë si një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë.

Përmes një mesazhi publik, Kurti rikujtoi se më 28 mars 1999, forcat e armatosura serbe rrethuan fshatin Izbicë të Skenderajt, ku pas plaçkitjeve dhe ndarjes së burrave nga gratë dhe fëmijët, u ekzekutuan 147 civilë shqiptarë të pafajshëm.

Ai theksoi se mizoria nuk përfundoi me kaq, pasi dy gra të moshuara, të paafta për të lëvizur, u dogjën të gjalla pasi forcat serbe i vunë flakën rimorkios së traktorit ku ato ndodheshin.

Sipas Kurtit, të mbijetuarit u dëbuan me forcë, ndërsa trupat e viktimave u zhvarrosën dhe u fshehën në varreza masive në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit.

“Edhe sot ka varre të zbrazëta dhe familje që presin drejtësi”, u shpreh ai, duke shtuar se kujtimi për viktimat dhe qëndresa e familjarëve mbeten të gjalla.

“Si Republikë e Kosovës, kemi obligim institucional dhe moral që të vazhdojmë pa u ndalur në kërkimin drejtësisë, në ndëshkimin e përgjegjësve dhe në nderimin e dinjitetit të çdo viktime” deklaroi Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz