Ai ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Njëri nga të akuzuarit në vrasjen e Liridona Ademajt, është duke u deklaruar para trupit gjykues.
Bëhet fjalë për të akuzuarin Kushtrim Kokalla.
Kokalla ka thënë se policia i kanë kërkuar atij ta tregonte skenarin. Ndërsa ka thënë se nuk ka takuar as Naimin dhe as Granitin dhe se nuk ka bërë kurrfarë marrëveshje me ta, sa i përket aktakuzës.
“Policia më kërkoi të tregoja skenarin, më thanë je i akuzuari kryesor për rastin e Liridonës. Unë nuk e kam taku as Naimin as Granitin e as nuk kam bo kurrëfarë marrëveshje sa i përket aktakuzës”, ka thënë Kokalla.
Që në nisje të deklarimit, Kokalla e ka pohuar se është takuar disa herë me Granit Plavën dhe Naim Murselin.
Megjithatë, Kokalla mohoi se ka pasur ndonjë marrëveshje me Murselin dhe Plavën për të kryer vrasjen e Liridona Ademajt.
Po ashtu ai nuk e prani se është takuar me dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës.
“Nuk kam pasur asnjë lidhje me këtë marrëveshje, për kryerjen e veprës”, u shpreh Kokalla.
Pas kësaj, Kokalla vazhdoi në detaje duke folur për takimet me Plavën dhe Murselin.
Ai foli edhe për një natë kur Murseli u kishte dhënë para.
Sipas Kokallës, Naim Murseli ia dha atij 300 euro pasi siç tha ai kishte hyrë në kredi për të, kruse Granit Plavës ia dha 500 euro pa ndonjë arsye të dhënë në atë rast.
“S’i ka thanë diçka tjetër, merri paret edhe kënaqu”.
Kokalla njoftoi se kishte hyrë në kredi për Murselin 25 mijë euro. Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës./Lajmi.net/