BallinaLajmeFamilja e Lushtaku, shtrin dorën e pajtimit familjes Istrefi në Skenderaj, për...

Familja e Lushtaku, shtrin dorën e pajtimit familjes Istrefi në Skenderaj, për rastin e profesorit Miftar Lushtaku ( FOTO)

Të ngjajshme

Osmani mesazh për “Dardanët”: Ta shkruajmë historinë drejt Botërorit 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar para ndeshjes...

FOX: Kosova bashkohet me 30 vende për të mbrojtur kalimin e anijeve në Hormuz

Kosova është bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar prej...

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Sot, në ambientet e Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj, u realizua një akt i lartë faljeje dhe pajtimi nga familjarët e tashmë të ndjerit Miftar Lushtaku, pas aksidentit tragjik që ndodhi pak ditë më parë në Skenderaj, përcjellë Drenica Press.
Në këtë iniciativë me rëndësi të veçantë morën pjesë kryetari i KBI-së në Skenderaj, Ibrahim Hoti, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe përfaqësues të tjerë nga jeta institucionale dhe shoqërore.


Ky akt faljeje dhe pajtimi u vlerësua si një shembull i rrallë i maturisë dhe madhështisë shpirtërore, duke reflektuar traditën fisnike të popullit tonë dhe vlerat e larta të besimit. Familja e të ndjerit, përmes këtij gjesti, dha një mesazh të fortë për rëndësinë e mirëkuptimit, paqes dhe humanizmit në shoqëri.
Pjesëmarrësit theksuan se falja mbetet një nga virtytet më të larta njerëzore, që ndihmon në shërimin e plagëve dhe forcimin e unitetit në komunitet.
Me këtë rast, u lutën që i ndjeri Miftar Lushtaku të shpërblehet me xhenet, ndërsa familjarët e tij të gjejnë forcë dhe shpërblim për këtë veprim shembullor. Njëkohësisht, u bë thirrje që të gjithë qytetarët të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjësi në jetën e përditshme, në mënyrë që të shmangen tragjedi të tilla në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz