BallinaLajmeKrahu i djathtë i Ardian Gjinit në listën e AAK-së për deputet

Krahu i djathtë i Ardian Gjinit në listën e AAK-së për deputet

Të ngjajshme

Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i ashpër nga Xhavit Ukaj

Anëtari i LDK-së nga Prizreni, Xhavit Ukaj ka reaguar...

Cesária Évora, zëri që i dha famë Kepit të Gjelbër

Cesária Évora, këngëtarja e njohur nga Kepi i Gjelbër,...

Test i ri për zemrën dhe veshkat

Një test i thjeshtë gjaku mund të ndihmojë në...

Drejtori i Financave në Komunë të Gjakovës, Durim Halilaj do të jetë në listë e AAK-së për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit.

Halilaj kandidaturën e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Rruga jonë është e trasuar nga lideri historik i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili na mësoi se Kosova kurrë nuk dorëzohet dhe se sfidat përballohen me guxim, vizion dhe vendosmëri.

Sot, nën udhëheqjen e Ardian Gjini, me vizionin dhe largpamësinë e tij, besoj fuqishëm se Kosova mund të hyjë në një etapë të re zhvillimi, stabiliteti dhe dinjiteti shtetëror.

Prandaj kam vendosur të rikandidoj si deputet në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Halilaj, raporton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë,

Në një kohë kur politika po matet me propagandë, me zhurmë dhe me statistika të bukura, qytetari vazhdon të jetojë me pasiguri, me çmime të larta dhe me mungesë perspektive. Kjo është arsyeja pse besoj se Kosovës sot nuk i mungojnë fjalët, por i mungon veprimi.

Kam punuar vite të tëra me buxhete, planifikime afatgjata dhe përgjegjësi konkrete. Në financa nuk mund ta manipulosh realitetin me slogane. Numrat ose prodhojnë zhvillim, ose zbulojnë dështimin.

Përderisa shtetet e tjera ecin përpara me zhvillim ekonomik dhe integrim evropian, ne vazhdojmë të humbim kohë me kriza politike të pafundme. Shteti nuk mbahet me konferenca për media dhe statistika. Shteti mbahet kur qytetari e ndien zhvillimin në jetën e vet.

Etika ndaj punës dhe shërbimi ndaj vendit duhet të jenë parim dhe prioritet, jo gara për poste, privilegje dhe rehati personale. Posti nuk është tapi politike dhe as borxh që qytetarët ua kanë politikanëve. Një politikan i mirë i ka borxh vendit të vet punë dhe përgjegjësi.

Rruga jonë është e trasuar nga lideri historik i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili na mësoi se Kosova kurrë nuk dorëzohet dhe se sfidat përballohen me guxim, vizion dhe vendosmëri.

Sot, nën udhëheqjen e Ardian Gjini, me vizionin dhe largpamësinë e tij, besoj fuqishëm se Kosova mund të hyjë në një etapë të re zhvillimi, stabiliteti dhe dinjiteti shtetëror.

Prandaj kam vendosur të rikandidoj si deputet në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Jo për të qenë pjesë e politikës së zakonshme që prodhon stagnim dhe përçarje, por sepse besoj se ka ardhur koha që fokusi të zhvendoset te zhvillimi ekonomik, te reformat dhe te ndërtimi i një shteti funksional.

Sepse heshtja përballë stagnimit është bashkëfajësi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz