Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se lista e raportuar në media e kandidatëve për deputetë nga PDK tregon se aty nuk ka figura të dyshimta.
Krasniqi tha se janë njerëz të dëshmuar dhe disa prej tyre përfaqësojnë edhe vlera të luftës.
“Nëse flasim përmes Bedri Hamzës, Vlora Çitakut e Enver Hoxhajt të tjerët nuk kanë pasur poste ekzekutive, dhe kanë shërbyer me dinjitet në pozitat si deputet që kanë pasur”, ka thënë ai. /Gazeta Express