Një aksident trafiku mes një kamioni transportues dhe një veture ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, te rrethi i FSK-së, transmeton IndeksOnline.
Vetura ka përfunduar në mes te rrethit në hapësirën gjelbëruese, ndërsa përreth kamionit policia ka vendosur shirita sigurie.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore te personave të përfshirë në aksident./IndeksOnline/