BallinaLajmeVrasja e 29-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Vrasja e 29-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Të ngjajshme

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

​Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës

Situata e tensionuar në rajonin e Gjirit, sidomos pas...

Rrahmani i ‘jep zemër’ bashkëlojtarëve: 10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka motivuar bashkëlojtarët e...

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20 mars në Olmo, një zonë pranë Arezzos në Itali, i është dorëzuar familjes, e cila ka hapur dyert për pritjen mortore.

Siç raporton JOQ Albania, Gjergj Pergegaj do të përcillet për në vendlindjen e tij në Shqipëri për t’u varrosur, pasi kishte jetuar në Itali prej rreth pesë vitesh.

Ai punonte në ndërtim dhe u qëllua me armë zjarri nga një bashkëkombës i tij, Edison Beluli, 35 vjeç, sipas raportimeve të mediave italiane, transmeton Klankosova.

Në qendër të konfliktit dyshohet të jetë një grua e re. Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Siena ka zbardhur detaje të rëndësishme mbi plagët: një plumb i qëlluar nga afër në zonën e fytit rezultoi fatal, ndërsa një tjetër e goditi në kraharor. Dy të shtëna të tjera nuk e prekën viktimën.

Gruaja që mendohet se lidhet me përplasjen mes dy burrave punonte pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Ajo kishte qenë më parë në një lidhje me viktimën, ndërsa më pas kishte nisur një marrëdhënie me autorin e dyshuar. Mes tyre kishte pasur edhe konflikte të mëhershme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, kur Pergegaj u qëllua me një pistoletë tip Glock, e cila rezulton e vjedhur një vit më parë në Assisi. Sipas hetimeve, arma ishte siguruar nga autori pak ditë para krimit. Beluli ndodhet tashmë në burg, i akuzuar për vrasje me dashje. Gjykatësi hetues Claudio Lara ka theksuar se ekzistojnë elemente të forta që sugjerojnë paramendim, pavarësisht se nuk pati përleshje fizike mes palëve.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Një person i tretë ndërhyri për të ndaluar autorin, ndërkohë që viktima ndodhej në tokë. Më pas, i dyshuari u largua drejt Rigutinos, ku edhe banonte, por u arrestua nga policia.

Nga sot, familjarët e viktimës kanë nisur procedurat për riatdhesimin e trupit dhe organizimin e ceremonisë mortore, që pritet të zhvillohet së shpejti. Pergegaj jetonte në Frassineto dhe përshkruhet nga të njohurit si një person i qetë dhe punëtor.

Ndërkohë, hetimet vijojnë. I arrestuari ka zgjedhur të mos japë dëshmi deri më tani dhe përfaqësohet nga avokati Luca Turchetti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz