BallinaLajmeBajrami e demanton Rrustemin e VV-së: Asnjëherë s’ka pasë ofertë për asnjë...

Bajrami e demanton Rrustemin e VV-së: Asnjëherë s’ka pasë ofertë për asnjë lloj marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se nuk ka pas ofertë për asnjë lloj marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

“Nga informacionet që unë kam asnjëherë nuk ka pas ofertë për asnjë lloj marrëveshje për zgjedhjen e presidentit”, tha Bajrami në Pressing.

Ajo tha “kanë qenë Hamza e Abdixhiku që kanë kërkuar marrëveshje politike ose president konsensual, në takimet me Abdixhikun asnjëherë nuk është diskutuar për emra”, tha ajo.

Kështu u shpreh Bajrami, pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ditë më parë tha Pressing në T7 se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, derisa diskutohej për çështjen e presidentit.

Rrustemi ditë më parë ka thënë se kishte oferta për partitë opozitare.

“Ka pasur gatishmëri në orët e fundit në komunikim për të diskutuar marrëveshjet politike edhe për pozicione tjera institucionale…”, ka thënë ai.

“Për qeveri ka pasur refuzim prej opozitës”, tha ai kur u pyet nëse opozitës ju ofrua bashkëpunim për qeverinë.

Ai tha se “gatishmëri nga VV-ja ka pas për marrëveshje politike”, duke mos sqaruar se çka konkretisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz