Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës po reflektohet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rënduar sidomos familjet me të ardhura të kufizuara, shkruan Drenica Press.
Një ndër pasojat më të menjëhershme është shtrenjtimi i transportit publik, që ka prekur edhe nxënësit e shkollave të mesme në Skenderaj.
Së fundmi, operatorët e linjave të autobusëve në këtë komunë kanë rritur çmimet e biletave, duke e bërë më të vështirë për prindërit përballimin e shpenzimeve për transportin e fëmijëve të tyre. Shumë familje shprehen se mezi po arrijnë t’i mbulojnë këto kosto shtesë, në një kohë kur çmimet e produkteve bazë janë gjithashtu në rritje.
“Një prind në kushte anonimiteti i është drejtuar redaksisë së Drenica Press, duke shprehur shqtesimin e tij. “Me te ardhnat që i kam spo mundem me ja dal prej muajit në muaj. Me pesë fëmijë në shkollë unë nuk mundem me i shkollu fëmijët kështu, jo ose nuk dua, por nuk po mundem me jau mbulu shpenzimet.”
Nga ana tjetër, nxënësit thonë se rritja e çmimeve po ndikon edhe në vijueshmërinë e tyre në shkollë.