BallinaLajmeAli Ahmeti bën homazhe në Gllogjan

Ali Ahmeti bën homazhe në Gllogjan

Të ngjajshme

Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, brenda këtij...

Haradinaj nga Gllogjani: Epilogu i luftës rezultoi me fitoren e shqiptarëve

Në 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, komandanti i Zonës...

Rritet sërish çmimi i naftës/ Tejkalon 100 dollarë për një fuçi, pas deklaratave kontradiktore për luftën

Nafta i është rikthyer përsëri shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare...

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama takohet me Gashanin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me...

Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe ish-eprori i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, kryetar komunash kanë bërë homazhe me rastin e 28-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Homazhet u zhvilluan në Gllogjan, në përkujtim të betejës së 24 marsit 1998, kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përballën me forcat serbe që kishin rrethuar fshatin.

Të pranishmit vendosën lule dhe bënë nderime pranë varrezave të dëshmorëve, duke kujtuar sakrificën e të rënëve në këtë betejë, e cila konsiderohet ndër ngjarjet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së në Dukagjin.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj, ndërsa beteja e Gllogjanit mbetet një nga përballjet më të njohura të luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz