Kryeministri britanik, Keir Starmer është pyetur në lidhje me luftën në Iran, rreth ndikimit të saj dhe nëse trupat britanike do të përfshihen.
Starmer mbron vendimin e tij për të mos u bashkuar në këtë luftë, raporton BBC.
“Forcat tona të armatosura po punojnë ditë e natë për të mbrojtur jetën britanike dhe interesat britanike në Lindjen e Mesme”.
“RAF ka kryer mbi 230 orë operacione mbrojtëse mbi vende të shumta, duke rrëzuar dronë të shumtë, duke mbrojtur jetët britanike dhe aleatët tanë”, ka thënë ai.
- Advertisement -