Spanja do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç dhe të pijeve më të forta për ata nën 18 vjeç, sepse konsumi i tyre çon në çrregullime të gjumit dhe sjelljes, si dhe sëmundje kardiovaskulare, tha të mërkurën Ministri i të Drejtave Sociale dhe Konsumit.
“Pijet energjike janë bërë një kërcënim për shëndetin”, tha Ministri Pablo Bustinduy në një fjalim për mediat në Barcelonë, ku u takua me përfaqësuesit e një fondacioni që lufton obezitetin tek fëmijët.
Ndalimi, data e fillimit të të cilit ai nuk e specifikoi, do të shtrihet tek personat nën moshën 18 vjeç në rastin e pijeve që përmbajnë më shumë se 32 miligramë kafeinë për 100 mililitra.
“Ne do ta bëjmë këtë instrumentin ligjor më efektiv që do të shohë dritën e ditës në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Bustinduy.
Rreth 25 përqind e të anketuarve konsumojnë pije energjike, mesatarisht dy herë në javë. Pothuajse gjysma e atyre që konsumojnë pije energjike pinë të paktën një në ditë, dhe 47 përqind i përziejnë ato rregullisht me alkool./Indeksonline/