Me 5 vota për Komisioni për Ekonomi ka miratuar në parim Projektligjin për Energjinë, i cili sipas Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, synon të rrisë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të përafrojë sektorin me standardet e Bashkimit Evropian.
Diskutimi për këtë çështje është shoqëruar me kritika nga deputetët e opozitës për centralizim të kompetencave dhe cenim të rolit të rregullatorit.