Futbolli turk po përballet me një valë të re polemikash, pasi Burak Yilmaz ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të arbitrave.
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ai vuri në pikëpyetje një nga momentet më të diskutuara të javëve të fundit, shkruan Indeksonline
“Penalltia në ndeshjen Fenerbahce vs Besiktas, a ishte vërtet penallti? Jo. A ka ndryshuar ndonjë gjë? Jo. Goli i Galatasarayt në Konya anulohet, ndërsa i njëjti gol pranohet kundër meje ditën tjetër. Ku është konsistenca?”
🚨 Breaking : What is happening in Turkish football
Burak Yılmaz with strong statements
“Was the penalty in the Fenerbahce Besiktas match really a penalty No. Has anything changed No. Galatasaray’s goal in Konya gets disallowed the same goal is given against me the next day.… pic.twitter.com/BJYJu6tQ03
— Goal Gossip (@Goal_Gossip1) April 13, 2026
Yılmaz nuk kurseu kritikat as ndaj Komisionit Qendror të Gjyqtarëve, duke deklaruar:
“Presidenti i MHK-së është i dobët, gjyqtarët janë të dobët. Pse është ende në detyrë? Çfarë e bën të paprekshëm?”
Sipas tij, problemi në futbollin turk është më i thellë dhe lidhet me mënyrën si funksionon sistemi në tërësi:
“Ky sistem nuk do të përmirësohet. Funksionon mbi favorizime dhe lidhje të ngushta.”