BallinaLajmeRamadani: Opozita në Kosovë nuk është e organizuar dhe e strukturuar

Ramadani: Opozita në Kosovë nuk është e organizuar dhe e strukturuar

Të ngjajshme

Ish kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se në Kosovë nuk ka opozitë të strukturuar.

Sipas tij, ka parti që nuk janë në pushtet, por ato assesi nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe as qëllimet e përbashkëta.

“Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, partitë jopushtetare nuk kanë arritur të ndërtojnë koncept e platformë të përbashkët. Kështu, nuk i kanë dhënë qytetarëve një alternativë, nuk i kanë dhënë qytetarëve besimin se ato mund të ndërrojnë pushtetin tashmë shumëvjeçar të LV-së”.

“Në vend se të ndërtojnë qasje të përbashkët, partitë jopushtetare kanë vazhduar të shohin vetëm veten në mënyrë të ndarë dhe nuk kanë dhënë opsion tjetër qeverisës e institucional. Në periudhën e fundit, kanë ndodhur disa takime të ndara midis LV-së dhe PDK-së e LDK-së për çështjen e presidentit. Uroj që këto takime të nxjerrin ‘tymin e bardhë’ më në fund, me qëllimin që Kosova të mos shkojë edhe njëherë në zgjedhje. Pasi që këto parti jopushtetare kanë filluar diskutimet me LV-në për Presidentin, besoj se do të ishte mirë që këto negociata të dalin ë suksesshme. Në të kundërtën, besimi qytetar do të tronditej edhe më shumë dhe kjo do të çon tek një apati politike qytetare”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz