BallinaSportU bë viral me shishen e Arsenalit, tifozi tregon historinë se si...

U bë viral me shishen e Arsenalit, tifozi tregon historinë se si erdhi deri te ky moment!

Të ngjajshme

Zëdhënësi i qeverisë reagon pasi u dënua nga Gjykata Themelore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë dënim për zëdhënësin...

FSHF-ja bëhet me sponsor zyrtar të ri

Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur një marrëveshje partneriteti...

Një moment interesant ndodhi në ndeshjen mes Chelseat dhe Manchester Cityt, pasi një tifoz u kap nga kamerat me një shishe uji me logon e Arsenalit në duar.

Protagonisti i kësaj situate, Tal Rehman, ka reaguar pas viralizimit të videos, duke treguar historinë interesante pas këtij momenti, shkruan Indeksonline

“Nuk e prisja të bëhesha viral. Kam marrë mbi 900 mesazhe. Jam mbajtës i abonimit sezonal për mbi 30 vite dhe madje e kam quajtur djalin tim Yaya,” u shpreh ai.

Ai sqaroi gjithashtu se si kishte përfunduar me shishen e Arsenalit:
“E mora shishen vitin e kaluar nga fizioterapistët e Arsenalit. Ne ulemi pranë ekipit mysafir në stadiumin e Cityt. Djali im tha se kishte etje, kështu që thjesht pyeta nëse kishte mundësi për një shishe ujë. Ata na dhanë një dhe ne e mbajtëm.”

Pamjet u bënë virale për shkak të ironisë, pasi një tifoz i Manchester Cityt u pa me një produkt të një klubi rival si Arsenali. Megjithatë, siç shpjegon vetë Rehman, gjithçka ishte thjesht një rastësi dhe një kujtim i mbetur nga një moment i zakonshëm në stadium.

Kujtojmë që vikendin e ardhshëm, Manchester City e pret në “Etihad” Arsenalin dhe mund të jetë ndeshje që vulos titullin kampion në Premier League./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz