back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajme“Mobilizohuni”/ Kryetari i Dragashit u apelon qytetarëve

“Mobilizohuni”/ Kryetari i Dragashit u apelon qytetarëve

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, u ka apeluar të gjithë qytetarëve që të mobilizohen dhe të kenë kujdes të shtuar, me rastin e vërshimeve dhe përmbytjeve.

Duke shpërndarë fotografi nga terreni, Xheladini tha se prurjet në lumenj dhe përroska kanë shënuar rritje të madhe dhe kanë tejkaluar kapacitetet e shtretërve të tyre, shkruan IndeksOnline.

“Ekipet emergjente të komunës janë në terren, në veprim dhe në vëzhgim të vazhdueshëm të situatës. Gjithashtu, disa kompani private janë vënë në gjendje gatishmërie, megjithatë kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përballuar të gjitha nevojat.

Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mobilizohen, sipas mundësive që kanë, me pajisje dhe mjete të nevojshme, për të ndihmuar në sanimin e gjendjes së rrezikut dhe për të minimizuar dëmet”, deklaroi Xheladini.

Ky është postimi i plotë i tij:

APEL PËR MOBILIZIM DHE KUJDES TË SHTUAR

Të nderuar qytetarë të Komunës së Dragashit,

Si pasojë e reshjeve të pandërprera dhe të dendura të 24 orëve të fundit, prurjet në lumenj dhe përrocka kanë shënuar rritje të madhe dhe kanë tejkaluar kapacitetet e shtretërve të tyre. Situata paraqitet emergjente në shumë fshatra të Komunës së Dragashit, duke rrezikuar pronën dhe sigurinë e qytetarëve.

Ekipet emergjente të Komunës janë në terren, në veprim dhe në vëzhgim të vazhdueshëm të situatës. Gjithashtu, disa kompani private janë vënë në gjendje gatishmërie, megjithatë kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përballuar të gjitha nevojat.

Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mobilizohen, sipas mundësive që kanë, me pajisje dhe mjete të nevojshme, për të ndihmuar në sanimin e gjendjes së rrezikut dhe për të minimizuar dëmet.

Apeloj për kujdes të shtuar, bashkëpunim dhe solidaritet qytetar. Vetëm me angazhim të përbashkët mund ta përballojmë këtë situatë dhe të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve tonë.

Ne do të  vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz