11 arbitra shqiptarë janë vendosur për t’i ndarë drejtësitë në ndeshjet e UEFA Conference League, shkruan Indeksonline
Florian Lata për herë të parë gjykon në fazën e ligës. Së bashku me Ilir Tartarajn dhe Erind Burgun si asistentë, Enea Jorgjin arbitër të katërt, Kreshnik Barjamajn në VAR dhe Kreshnik Cjapin në AVAR do të vendosin drejtësi në Slovan Bratislava-Hacken.
Për Dynamo Kyiv-Noah janë përzgjedhur Juxhin Xhaja, Arber Zalla, Rejdi Avdo, Olsion Yzeiraj dhe Albert Doda në AVAR.