BallinaLajmeImri Ahmeti betohet për mandatin e katërt si kryetar i Lipjanit

Imri Ahmeti betohet për mandatin e katërt si kryetar i Lipjanit

Të ngjajshme

Luan Haradinaj kurorëzon dashurinë në Gllogjan

Luan Shkëlzen Haradinaj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare...

Vdes pas aksidentit në ShBA 19-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Kayden Kabashi

Kayden Kabashi, i cili të hënën ishte aksidentuar përderisa...

Mallorca po lufton për mbijetesë, Vedat Muriqi startues në ndeshjen ndaj Gironas

Ndeshja mes Gironas dhe Mallorcas hap javën e 34-të...

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është betuar sot për mandatin e tij të katërt, pas fitores në zgjedhjet lokale.

Në një deklaratë publike, Ahmeti ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.

“Sot po fillojmë mandatin e ri me besimin tuaj. Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju falënderoj të gjithëve,” ka thënë ai.

Ahmeti u shpreh se mbështetja e qytetarëve e bën edhe më të vendosur për të punuar me ndershmëri dhe transparencë në shërbim të secilës familje, lagjeje dhe fshati të komunës.

“Ky rezultat më bën krenar dhe i përkushtuar që ta çojmë Lipjanin edhe më lart,” theksoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, kryetari i rizgjedhur u adresua drejtpërdrejt qytetarëve: “Faleminderit nga zemra, Lipjan!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz