back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

LDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

Të ngjajshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar mbrëmë nga selia qendrore e partisë se Dega e LDK-së në Malishevë ka propozuar Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Abdixhiku e përshkroi Fetah Rudin si “pjesë të pashkruar në muret tona, por të gdhendur në historinë tonë”, duke shprehur kënaqësinë për propozimin e dy figurave të njohura në parti, transmeton lajmi.net.

Ai uroi suksese për të dy kandidatët: “Ju priftë e mbara burra!”

Ky njoftim shënon një nga propozimet e para të degëve të LDK-së për listën zgjedhore, ndërsa partia po përgatitet për finalizimin e kandidaturave./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz