Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ai nuk do kishte votë për Vjosa Osmanin edhe sikur të ishte kandidate për Presidente.
Kjo pasi, sipas Berishës “Osmani ka qenë shumë e dëgjueshme ndaj Albin Kurtit”, duke thënë se “i ka kryer gjitha punët e Qeverisë”.
“Nuk ka votë prej meje për Vjosa Osmani sepse ka qenë notere, argate, e dëgjueshme e Albin Kurtit. Një post i zapun me një njeri që I ka kry krejt punët e kësaj Qeverie unë nuk kam pasur vote edhe sikur te vinte aty”, ka thënë ai për T7.
- Advertisement -