BallinaLajmeKush nga Skenderaj? PDK garon më 28 dhjetor me kandidatët që zunë...

Kush nga Skenderaj? PDK garon më 28 dhjetor me kandidatët që zunë ulëse më 9 shkurt, ia jep edhe një mundësi Kamishit

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Partitë politike në vend, po mobilizohen dhe po bëhen gati për garën zgjedhore që do të mbahet më 28 dhjetor në vend. Në këto zgjedhje, do të luftohet për pozitën e kryeministrit dhe 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partitë që janë certifikuar nga KQZ aktualisht po merren me përgatitjen e listave zgjedhore, pasi që afati për t’i dorëzuar ato në KQZ përfundon më 7 dhjetor.

Deri më tani, janë zyrtarizuar disa emra që do të garojnë për deputet dhe bazuar në këta emra, nuk priten surpriza.

Partia Demokratike e Kosovës me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën, pothuajse kanë zyrtarizuar një numër të konsiderueshëm të emrave që do të garojnë në këto zgjedhje.

Siç ka mësuar lajmi.net, dega e PDK-së në Skenderaj nuk do të bëj shumë ndryshime në kandidatët për deputetë.

Në këtë listë do të jenë të gjithë kandidatët nga Skenderaj që zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt, ndërsa kësaj liste i shtohet edhe një person që nuk arriti të fitoj, Bekim Haxhiu-Kamishi.

Kamishi në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 18 mijë e 584 vota.

Në këto zgjedhje, e vetmja surprizë nga PDK që dihet deri më tani, është mospjesëmarrja e Memli Krasniqit në zgjedhje. Ai ka vendosur që pas disa mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk do të jetë kandidat për këto zgjedhje. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz