Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nënshtrim nga LDK-ja, referuar çështjes së moszgjidhjes së presidentit, duke shtuar se “atë gjë duhet ta harrojnë përjetësisht”.
“Çka kërkoni më shumë nga partitë opozitare, kurse LDK ka ardhë në takim saherë e keni ftuar”, pyeti Kabashi Driton Hysenin e LVV-së, në emisionin Pressing në T7.
“Është fyerje e inteligjencës për qytetarët e Kosovës, të thuash se keni qenë të gatshëm kur nuk keni qenë të gatshëm”…, shtoi Kabashi.
“Nënshtrim s’mund të ju japim jo juve por askujt…Sepse edhe ne në LDK dalim në zgjedhje e kemi votuesit tanë, por që t’i nënshtrohemi VV-së duhet ta harroni tash e përjetësisht”, tha Kabashi.