BallinaShowBizKaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare

Kaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare

Të ngjajshme

“Opozita nuk ka kauzë, po bie në lojën e Kurtit”, Ukshini kritikon partitë opozitare

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka kritikuar partitë opozitare për mungesë...

Postimi i Tatum pas fejesës së ish-partneres, interesant

Channing Tatum ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me...

Mario Mitaj asiston në Arabi

Skuadra e Al Ittihadit ka kaluar në epërsi ndaj...

Haxhiu takon kreun e KQZ-së Kreshnik Radoniqin, diskutohen hapat për shpalljen e zgjedhjeve të reja

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Teuta Krasniqi ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, jo vetëm për aktivitetin e shtuar online, por edhe për një detaj që lidhet me vajzën e saj.

Pak ditë më parë, aktorja ndau lajmin se vajza e saj e vogël, Kaia, kishte arritur rezultate të larta në një test inteligjence. Megjithatë, ajo që u vu re nga ndjekësit ishte fakti se në certifikatën e saj, Kaia mban një mbiemër të dyfishtë – Krasniqi dhe Morina.

Ky ndryshim është interpretuar si një vendim i marrë pas raportimeve për ndarjen e aktores nga partneri i saj, Adonis Morina. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht këto aludime.

Zhvillimi i fundit ka nxitur interes dhe diskutime në publik, ndërsa aktorja vijon të mbetet diskrete për jetën e saj personale. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz