Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar klubin FC Prishtina 01 për triumfin në Kupën e Kosovës në futsall, pasi kryeqytetasit fituan finalen ndaj FC Liqeni me rezultat 6:3.
Ademi e ka vlerësuar finalen si një ndeshje me ritëm të lartë, emocione dhe rivalitet të fortë sportiv, duke theksuar se Prishtina 01 e ka merituar trofeun, raporton lajmi.net
Ai ka përgëzuar lojtarët, trajnerët dhe stafin e klubit për arritjen e titullit të pestë në këtë garë, duke e cilësuar si dëshmi të dominimit dhe vazhdimësisë së tyre në futsallin kosovar.
Postimi i plotë:
Urime FC Prishtina 01 për triumfin e pestë në Kupën e Kosovës në futsall.
Një finale e mbushur me ritëm të lartë, emocione dhe rivalitet të fortë sportiv u kurorëzua me fitoren e merituar të FC Prishtina 01 ndaj FC Liqeni, me rezultat 6:3.
Përgëzime të sinqerta për lojtarët, trajnerët dhe gjithë stafin e klubit kryeqytetas për këtë sukses të jashtëzakonshëm, pasi ky është trofeu i pestë në këtë garë, një arritje që flet qartë për dominimin dhe vazhdimësinë e tyre në futsallin kosovar.
Pa dyshim ky sukses vjen si rezultat i punës së madhe, disiplinës dhe përkushtimit të vazhdueshëm brenda klubit.
Respekt dhe vlerësim edhe për FC Liqenin për paraqitjen dinjitoze dhe lojën e fortë deri në fund.
Kjo finale ishte një tjetër dëshmi e nivelit në rritje të futsallit në Kosovë, për çka e përgëzoj edhe Komisionin e Futsallit për organizimin e mirë dhe për punën e vazhdueshme në ngritjen e këtij sporti në vendin tonë./Lajmi.net/
- Advertisement -