BallinaLajmeGruda thotë se nga nesër do të nis paditë për gënjeshtrat që...

Gruda thotë se nga nesër do të nis paditë për gënjeshtrat që qarkullojnë rreth familjes së tij

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Perparim Gruda, ka njoftuar se prej nesër do të nisë procedurat ligjore kundër të gjithë atyre që kanë shpërndarë gënjeshtra për familjen e tij.

Në Debat Plus, Gruda ka reaguar ndaj informacionit të rremë që ka qarkulluar në rrjete sociale.

“Ka qenë një gënjeshtër që ka qarkulluar në rrjete sociale, siç duket edhe Ramabaja ka rënë pre e asaj gënjeshtre, të cilën e kam parë disa herë por nuk jam marrë. Të gjithë ata që e kanë përdorur atë gënjeshtër unë do t’i padisë me radhë, kështu po i njoftojë çdo kë që e ka përdorur do t’i padisë me radhë të gjithë”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka sqaruar gjithashtu historikun e familjes së tij.

“Gjyshi im nuk është personi që përmendet, gjyshi im ka qenë një njeri që ka punuar në fshat, babai im është vrarë në Llahushë gjatë luftës. Ka qenë mik i Adem dhe Hamëz Jasharit. Unë asnjëherë nuk kam kërkuar votë në emër të asaj… mënyra e vetme t’i nderojë është të punoj si profesionist dhe me nder”, ka shtuar Gruda.

Ditë më parë debati politik mori një kthesë të tensionuar kur analisti Sadri Ramabaja, bëri aludime mbi familjen e deputetit Gruda.

Gjatë debatit, pasi Gruda u shkëput nga linja telefonike, Ramabaja u shpreh me nënçmim “Veç duhet me na tregu ku i ka punu gjyshi këtij.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz