back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmeKonfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”

Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”

Të ngjajshme

Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau?

Duket se Katy Perry, 41 vjeç, sapo ka konfirmuar...

Maestro, dy superasiste nga Xherdan Shaqiri

Xhardan Shaqiri po vazhdon formën e jashtëzakonshme në Zvicër. Futbollisti...

Është konfirmuar incidenti mes dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të VV-së.

Policia për Klankosova.tv ka thënë se kanosja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë dhe njoftoi se po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një ‘Kanosje’ në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në konfirmim.

Raportimet e para flasin për një incident të ndodhur mes dy kandidatëve, pas përfundimit të një emisioni televiziv, ku të dy morën pjesë.

Thuhet se kandidati i LVV-së e ka kanosur atë të PDK-së me fjalët “qen, pis – kam me t’u përgjigj familjarisht”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz