back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmeDyshohet për kanosje mes kandidatëve në Vushtrri – policia konfirmon rastin

Dyshohet për kanosje mes kandidatëve në Vushtrri – policia konfirmon rastin

Të ngjajshme

Kuvendi i Kosovës mban mbledhjen e parë të Kryesisë

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar...

Kryhet një operacion i rrallë në QKUK

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe...

Pranohen në prova katër artikuj që lidhen me dy dëshmitarë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Presidenti Erdogan pret me ceremoni zyrtare kancelarin gjerman Merz

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti me një...

Një incident i dyshuar për kanosje është raportuar sot rreth orës 17:30 në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, raporton lajmi.net

Sipas informacioneve fillestare, rasti lidhet me një kanosje që dyshohet se përfshin kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, dhe kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen,” ka deklaruar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësive eventuale, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar persona të arrestuar./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz