BallinaLajmeKFOR’i njofton për takimin lamtumirës të Barduanit me shefin e ushtrisë serbe...

KFOR’i njofton për takimin lamtumirës të Barduanit me shefin e ushtrisë serbe në Beograd

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

KFOR ka njoftuar për vizitën lamtumirëse që komandanti i këtij misioni, Enrico Barduani, i ka bërë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Gjeneral Milan Mojsiloviq në Beograd. Në njoftimin e KFOR’it, shtohet se të dy ata kanë ndarë vlerësimet e tyre mbi situatën e sigurisë në rajon.

Po ashtu, shtohet se ata kanë shqyrtuar edhe zhvillimet gjatë vitit të kaluar duke riafirmuar rëndësinë e ndërveprimit të rregullt dhe komunikimit të bazuar në besim për të ruajtur një mjedis të sigurt.

‘‘Vlen të përmendet se Komandanti i KFOR-it e falënderoi ngrohtësisht Gjeneral Mojsilović për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal, duke theksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, i bëri vizitën e tij të lamtumirës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Gjeneral Milan Mojsilović, në Beograd.

Të dy Gjeneralët ndanë vlerësimet e tyre mbi situatën e sigurisë në rajon, duke shqyrtuar zhvillimet e saj gjatë vitit të kaluar dhe duke riafirmuar rëndësinë e ndërveprimit të rregullt dhe komunikimit të bazuar në besim për të ruajtur një mjedis të sigurt.

Vlen të përmendet se Komandanti i KFOR-it e falënderoi ngrohtësisht Gjeneral Mojsilović për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal, duke theksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz