back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeNjë punëtor humb jetën pas një aksidenti në fabrikën “NewBalkan” në Suharekë

Një punëtor humb jetën pas një aksidenti në fabrikën “NewBalkan” në Suharekë

Të ngjajshme

Fatkeqësia e Giovanni Leonit i hapë derën Federico Chiesas

Liverpool ka konfirmuar se Federico Chiesa do të zëvendësojë...

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Pasi janë mësuar 16 skuadrat që vazhdojnë garën në...

FIFA po e konsideron ndryshimin rreth gjuajtjes së penalltive

Një ndryshim rregulli që mund të rishkruajë historinë e...

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fabrikën “NewBalkan” në Suharekë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Ngjarja është raportuar rreth orës 16:30, kur sipas Policisë së Kosovës, një person me inicialet M.D. është lënduar aksidentalisht, dyshohet nga goditja e një pjese metalike të një vinçi industrial brenda hapësirave të fabrikës.

I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF-së së Suharekës në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqiri Bytyqi, e ka konfirmuar për Lajmi.net se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.

“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, është siguruar perimetri dhe njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin,” ka deklaruar Bytyqi./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz