Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkruar pas ndarjes nga jeta të të rit, Veton Kastrati nga Lëbusha e Deçanit, e që ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në Klinë.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Kastrati, të afërmve dhe bashkëvendësve.
“Urojmë që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për këtë dhimbje të rëndë”, ka shkruar Ramosaj.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona.
“Si pasojё e aksidentit, dy persona kanё ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy persona tё lënduar janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”,thuhet nga Policia e Kosovës.
Në këtë aksident të përfshira ishin një kamion, një kombi dhe një veturë me targa vendore, transmeton lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.