BallinaLajmeNuk paguan? Hidromorava paralajmëron shkyçje dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme për borxhet

Nuk paguan? Hidromorava paralajmëron shkyçje dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme për borxhet

Të ngjajshme

Portieri shënon gol në sekondat e fundit në MLS

Ndeshja mes Torontos dhe Philadelphia Union ka përfunduar me...

KFOR: Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë patrullojnë për siguri dhe lëvizje të lirë në Kosova

Ushtarë nga kontingjentet çeke, moldave dhe italiane, të caktuar...

Mërgim Vojvoda humb sezonin, mungon disa javë!

Mërgim Vojvoda ka pësuar një dëmtim, jo shumë të...

Rasti “escort” në Itali, vjen reagimi sqarues i Leaos

Në këto ditë po merr vëmendje të madhe hetimi...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka intensifikuar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.

Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe synon rritjen e disiplinës në pagesat e shërbimeve të ujit.

Nga kjo kompani u është bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë menjëherë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit dhe procedurat përmbarimore.

“Konsumatorët që paguajnë borxhin ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim shmangin shkyçjen dhe procedurat përmbarimore”, thuhet në njoftim.

Hidromorava thekson se pagesa e ujit është obligim ligjor dhe moskryerja e saj sjell pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorët.

Qytetarët ftohen që të paraqiten sa më parë në zyrat e kompanisë për të rregulluar obligimet e tyre financiare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz