back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareBalluku: Detyrën e shoh si mision për të vënë qoftë një gur...

Balluku: Detyrën e shoh si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u betua sot në Presidencë në mandatin e dytë radhazi në dy detyrat në kabinetin qeverisës.

Balluku, tashmë me 21 vjet angazhim në skuadrën e Kryeministrit Edi Rama, shprehu në një postim në rrjetet sociale angazhimin për të kontribuar në rrugëtimin sfidues të Shqipërisë drejt Europës.

“Jo rrallë kthehem pas për të kujtuar gjithçka është bërë, jo rrallë mendoj se sa shumë sprova e sfida kemi kaluar në këto dekada, jo rrallë më kujtohen ngjarjet që ndryshuan thelbësisht qasjen e Partisë Socialiste dhe vizionin politik për vendin, por ajo çka ka mbetur e pandryshuar, është forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Edi Ramës, për të ndryshuar këtë vend në çdo nivel, e për të rendur më shpejt drejt Europës dhe së ardhmes”, shkruan Balluku.

Balluku iu shpreh thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësinë që i dha për të vazhduar detyrën e saj si pjesë e ekipit qeverisës.

“Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve”, theksoi zv.kryeministrja.

Balluku gjithashtu i uroi suksese të gjithë kolegëve të saj të cilët u betuan sot në Presidencë si pjesë e ekipit qeverisës me shpresën siç u shpreh ajo që secili prej tyre të kontribuojë me më të mirën e tij në këtë rrugëtim sfidues drejt Europës.

Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj u betuan sot në Presidencë.

Belinda Balluku ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeministres në qeverinë e Kryeministrit Rama që prej korrikut të vitit 2022 dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019.

Të Fundit

Sport

ShowBiz