BallinaLajmeDogana e Kosovës bllokon ngarkesën me produkte të falsifikuara “Apple”

Dogana e Kosovës bllokon ngarkesën me produkte të falsifikuara “Apple”

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Dogana e Kosovës, përmes zyrës doganore në Prishtinë, gjatë kontrollit të një ngarkese importi ka zbuluar dhe ndaluar një tentativë për të futur në vend një sasi të madhe të prej 16,350 copë aksesorë për celularë, që dyshohet që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të markës tregtare Apple.

“Ky rezultat është arritur falë analizës së riskut dhe vigjilencës së zyrtarëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që këto produkte të dyshuara si pirate të hyjnë në treg dhe të dëmtojnë konsumatorët”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Në njoftim po ashtu thuhet se në fillim të shtatorit, me mbështetjen e ekspertëve doganorë amerikanë nga SHBA-ja, për oficerët e Doganës së Kosovës u mbajt një trajnim i specializuar për parandalimin dhe luftimin e produkteve pirate, i cili ka shtuar njohuri të reja dhe ka forcuar motivimin e tyre në këtë drejtim.

“Dogana e Kosovës mbetet e vendosur të luftojë dhe të parandalojë dukuritë negative, të mbrojë shoqërinë dhe të sigurojë një treg të drejtë për bizneset e ndershme”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz