back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeProkuroria ngre aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj katër personave në Prishtinë

Prokuroria ngre aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj katër personave në Prishtinë

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për veprën penale “Vrasje e rëndë”, lidhur me rastin e ndodhur më 26 mars 2024 në rrugën “Butrinti” në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëkryerje, rreth orës 21:10 të asaj date, kanë privuar nga jeta dy persona, E.G. dhe Z.G., dhe me atë rast kanë vënë në rrezik jetën e personave të tjerë, duke vepruar me dashje dhe vetëdije, transmeton lajmi.net.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër L.H., i cili aktualisht ndodhet në masën e paraburgimit, si dhe kundër N.B., A.B. dhe K.G., të cilët janë në arrati dhe ndaj të cilëve aktakuza është ngritur në mungesë.

Sipas njoftimit, prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë, por të pandehurit vazhdojnë të qëndrojnë në arrati me qëllim shmangien e drejtësisë./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz