BallinaLajmeShpronësimet e kundërligjshme- Arrestohen 7 persona në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri sekuestrohen...

Shpronësimet e kundërligjshme- Arrestohen 7 persona në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri sekuestrohen mbi 6 mijë euro

Të ngjajshme

Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin armën nga kasaforta

Një rast i vjedhjes është raportuar në Viti, ku...

Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi

Finalja e madhe e “Play-off”-it të ProCredit Superligës do...

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë, nuk e lejoi të voziste i dehur

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti...

Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin pas një mosmarrëveshjeje familjare

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas...

Në kuadër të një procesi hetimor që Prokuroria Speciale e Kosovës është duke e zhvilluar lidhur me shpronësimet e kundërligjshme, të mërkurën më 6 maj është zhvilluar një operacion policor në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.

Si rezultat i këtij operacioni të koordinuar mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë persona.

“V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit”.”

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6,450 (gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë) eurosh, dhe dokumentacion i ndryshëm./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz