back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareAksident i rëndë në Shkodër, plagoset rëndë një grua! Rruga e kthyer...

Aksident i rëndë në Shkodër, plagoset rëndë një grua! Rruga e kthyer në “pistë garash”

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Skënderbeg”, pranë Fakultetit të Infermierisë, ku një grua ka mbetur e plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një makinë që lëvizte me shpejtësi të lartë ka tentuar të shmangte një punëtore të një klinike private, e cila ndodhej pranë koshit të plehrave. Në përpjekje për ta evituar, drejtuesi i mjetit ka përplasur kalimtaren dhe më pas ka goditur një automjet tjetër.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda për gruan, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar, pasi aksi nga sheshi “Prekë Cali” deri tek rrethrrotullimi i zjarrfikësve është kthyer prej kohësh në një pistë gare të pakontrolluar për drejtuesit e mjeteve, të cilët shpesh testojnë shpejtësinë e makinave, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz