back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeIsmet Beqiri publikon fotografi të vizitës të James Rubin në Prishtinë gjatë...

Ismet Beqiri publikon fotografi të vizitës të James Rubin në Prishtinë gjatë vitit 1991: Takuam qytetarë të rrahur rëndë nga policia serbe

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka treguar për vizitën e James Rubin në vitin 1991 në Prishtinë.

Rubin sot dëshmoi në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku tregoi për rolin që kishte UÇK-ja në raport me SHBA-të.

Beqiri tregoi për vizitën e Rubin në Prishtinë, ku tregoi se kishin takuar qytetarë të rrahur rëndë nga policia okupatore e Serbisë.

“Dhjetor 1991 – Vranjevc, Prishtinë. Takim i paharruar me James Rubinin, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në një kohë pune, aktiviteti, kontributi e sakrifice për vendin tonë. Së bashku vizituam lagjen ikonike, lagjen e rezistencës dhe të sakrificës – Vranjevcin, Kodrën e Trimave. Në këtë vizitë James Rubinin e shoqëruam, unë dhe veprimtarët Sejdi Veseli, Gazmend Pula dhe Bahtir Cakolli”.

“Vizituam disa familje dhe takuam qytetarë të rrahur dhe maltretuar rëndë nga policia okupatore serbe. Respekt dhe mirënjohje të përhershme për SHBA -të dhe për zyrtarët e saj të lartë, në veçanti për James Rubinin, për mbështetjen ndaj Kosovës”, ka thënë Beqiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz