back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeLladrovci: Sot në Hagë dalin të vërtetat për heronjtë tanë, lufta jonë...

Lladrovci: Sot në Hagë dalin të vërtetat për heronjtë tanë, lufta jonë çlirimtare nuk njolloset

Të ngjajshme

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në Podujevë

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të...

Haradinaj: Më 2005-ën e bëmë Hanin e Elezit komunë, sot duhet ta kthejmë në zonë moderne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

FSHF zbulon arsyet pse ndeshja me Serbinë dërgohet në Leskovc

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije arsyet...

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me motoçikletën

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Amir Rrahmani po bëhet gati për një kthim sa më të shpejt

Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit,...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se sot në Gjykatën Speciale në Hagë mësohet roli historik i ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen dhe del e vërteta.

“Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në, të vërtetat për heronjtë tanë të luftës dhe paqes”.

“Ata që nuk e dinë, mund ta mësojnë rrolin historik në luftën çlirimtare të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe e vërteta e luftës tonë të drejtë të zhvilluar në pajtim me konventat ndërkombëtare”, shkroi Lladrovci në një postim në Facebook.

Ai shkroi se “këto dëshmi të personaliteteve liridashëse në Hagë, do të jenë fakte përballë dezinformatave të kuzhinës serbo-ruse”.

“Lufta jonë çlirimtare nuk njolloset, krerët e luftës tonë çlirimtare janë të pafajshëm dhe lufta jonë ishte e drejtë. Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut. Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz