BallinaLajmePërparim Rama: Nga nesër rikthehet në fuqi funksionaliteti i plotë i “Prishtina...

Përparim Rama: Nga nesër rikthehet në fuqi funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga nesër rikthehet  funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Rama njoftoi se pas vendimit të Supremes, nga nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Ai tha se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga Prishtina Parking bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare.

Njoftimi i plotë:

Rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në Kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare.

Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prishtina, qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz