BallinaLajmeLDK: Kuvendi ende nuk është konstituuar, çdo tentim jashtë Kushtetutës është shkelje...

LDK: Kuvendi ende nuk është konstituuar, çdo tentim jashtë Kushtetutës është shkelje e rendit demokratik

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot përmes një komunikate për media, duke theksuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk është konstituuar dhe çdo veprim që bie ndesh me Kushtetutën përbën shkelje të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike të shtetit.

LDK rikujton se Kushtetuta e Kosovës, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe të padiskutueshme në përcaktimin e procedurave për konstituimin e Kuvendit.

Sipas kësaj partie, çdo interpretim tjetër apo përpjekje për anashkalim të këtyre dispozitave është i papranueshëm dhe rrezikon funksionimin e institucioneve.

“Vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve po dëmtojnë rëndë vendin,” thuhet në komunikatë, ku gjithashtu theksohet se përgjegjësia për këtë situatë bie drejtpërdrejt mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe drejtuesin e saj.

LDK shpreh përkushtimin për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve, duke bërë thirrje për përmbajtje nga veprimet që cenojnë themelet e shtetit të së drejtës./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz