BallinaLajmeHasani: S’ka konstituim pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, VV-ja shpërfilli rendin...

Hasani: S’ka konstituim pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, VV-ja shpërfilli rendin kushtetues

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nuk mund të konstituohet Kuvendi pa zgjedhjen e kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve.

“Nuk ka Kuvend të konstituar pa zgjedhjen e kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, ka thënë ai për KOHËN.

Sipas Hasanit, e gjithë procedura që është ndjekur për zgjedhjen e nënkryetarëve bie ndesh me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Ai ka theksuar se kjo ka pasoja në pozitën ndërkombëtare të Kosovës, teksa ka shtuar se kryeparlamentari dhe Vetëvendosja kanë shpërfillur vetëdijshëm rendin kushtetues dhe ligjor.

“Tërë procedura e ndjekur për zgjedhjen e nënkryetarëve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Që nga ndërrimi rendit të ditës e deri te hedhja shortit dhe pamundësia e kandidimit të kandidatit serb nga shumica e deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës. Sigurisht që kjo ka pasoja në raport me pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe, mbi të gjitha, flet qartë për shpërfillje të vetëdijshme dhe me qëllim të rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës nga kryetari Kuvendit dhe partia që ai përfaqëson”, ka thënë Hasani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz