back to top
Friday, August 29, 2025
BallinaLajmeBaraliu: Një Kuvend me guxim e vlera sot do të niste seancën...

Baraliu: Një Kuvend me guxim e vlera sot do të niste seancën me një minutë heshtje për patriotin Ilmi Ramadani

Të ngjajshme

Komunave po u bllokohen llogaritë

Në tre vitet e fundit, komunave të Kosovës u...

Ku do ta shohim së shpejti yllin hollivudian, Angelina Jolie?

Secila prej tyre ka sekretet dhe ankthet e veta...

Marco Rubio viziton javën e ardhshme Meksikën dhe Ekuadorin

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio,...

Kompania ajrore që ndryshon rregullat për pasagjerët obezë

Duke nisur nga 27 janari, kompania ajrore amerikane Southwest...

Iliriana Sadriu flet hapur për dëshirën për të pasur fëmijë, emocionon me përgjigjen

Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu ka zgjedhur t’u përgjigjet...

Aktivisti shqiptar që jeton në SHBA, Bleron Baraliu, ka shkruar sot në mëngjes para nisjes së seancës së Kuvendit, duke sugjeruar që ajo të nis me një minutë heshtjeje për vdekjen e Ilmi Ramadanit.

Baraliu ka shkruar se Ilmi Ramadani radhitet afër Adem Demaçit dhe personaliteteve të tjera që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.

Megjithatë, Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancën, por pa mbajtur një minutë heshtje për Ilmi Ramadanin.

Postimi i plotë:

Elegji për një gjigant

Një Kuvend i guximshëm dhe i vlerave sublime, sot do të fillonte seancën me një minutë heshtje për patriotin e madh të kombit, Ilmi Ramadani.  Një shtet vlerash e motivimi për ata që sakrifikojnë aq shumë për komb, sot do të shpallte ditë zie në Kosovë.

Biografia dhe përkushtimi i bacit Ilmi ka filluar qysh në vitet e hershme të rezistencës, me shokun e tij të ngushtë Rexhep Mala, ka vazhduar me sakrifica konsistente gjatë viteve 70 deri 90, e ka kulmuar në UÇK.  Më pas, pavarësisht rolin e tij kyç dhe me lev në zhvillimin e politikave shtetformuese, nuk mund të gjejmë një aktivist më modest e më pakompromis në mbrojtje të vlerave të kombit dhe njeriut të përsosur se baci Ilmi.

Ai radhitet afër Bacit Adem dhe gjithë pishtarëve më të ndritshëm të luftës së shqiptarëve për çlirimin e Kosovës. Sot vendi duhet të na mësojë se shoqëria çmon dhe nderon deri në kulm gjithë ata që e nderojnë dhe çmojnë kombin me përkushtim maksimal që një njeri mund t’i dhurojë shoqërisë e kombit!

Lavdi Ilmi Ramadani — je i madh sa malet tona!

@Dimal Basha, Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Vjosa Osmani

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz