BallinaLajmeNga biznesi në politikë: Alberton Gashi, kandidati që kërkon të sjellë zërin...

Nga biznesi në politikë: Alberton Gashi, kandidati që kërkon të sjellë zërin e qytetarit në Asamblenë e Gjakovës

Të ngjajshme

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Alberton Gashi, një emër tashmë i njohur në fushën e sipërmarrjes në Gjakovë, ka vendosur të hyjë në garën politike për zgjedhjet komunale të këtij viti. Me një përvojë të konsoliduar në sektorin privat dhe një përfshirje aktive në jetën qytetare, Gashi synon të bëhet pjesë e Asamblesë Komunale, duke përfaqësuar qytetarët me një qasje të re, praktike dhe vizionare.

I lindur dhe rritur në Gjakovë, Albertoni ka ndjekur shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, ndërsa studimet e larta i ka përfunduar në drejtimin Marketing dhe Menaxhim Biznesi, duke ndërtuar një bazë të fortë profesionale që sot e aplikon në menaxhimin e bizneseve të tij.

Ai drejton bizneset Prosan Qeramika dhe ProHomeFurniture, që veprojnë në sektorin e ndërtimit dhe mobilimit modern. Të dyja këto biznese njihen për standardin dhe përkushtimin ndaj cilësisë, dhe për shumë qytetarë përfaqësojnë një model të suksesshëm të zhvillimit lokal.

“Vendosa të kandidoj sepse kam bindjen se përvoja ime në menaxhim, shërbim ndaj qytetarëve dhe punë konkrete, mund të kthehet në vlera të prekshme edhe brenda institucioneve lokale. Kam parë si qytetar dhe si biznesmen, se shumë probleme zvarriten për mungesë të vullnetit, njohjes së terrenit dhe mungesës së bashkëpunimit mes sektorit publik e privat,” shprehet Gashi.

Ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2015 dhe në këtë garë mbështet edhe kandidatin për kryetar komune, Ardian Gola. Albertoni thekson se dëshiron të jetë zëri i gjeneratës së re, por edhe i familjeve dhe bizneseve që kërkojnë një administratë më transparente, më të afërt dhe më efikase.

“Hyj në këtë proces për të sjellë përvojën e jetës reale në vendimmarrje – jo për tituj apo privilegje. Nëse nuk angazhohemi vetë për të ndryshuar, atëherë nuk kemi të drejtë të ankohemi,” shton ai.

Fushata e tij ka nisur me takime të shumta me qytetarë, të rinj, profesionistë dhe afaristë lokalë. Ai premton një fushatë dinjitoze, pa premtime boshe, por me ide të qarta dhe të realizueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz