BallinaLajmeModeratorja e RTK-së e cila kishte intervistuar Fitore Pacolli përjashtohet nga...

Moderatorja e RTK-së e cila kishte intervistuar Fitore Pacolli përjashtohet nga moderimi, akuzon për përjashtim arbitrarë dhe censurë

Të ngjajshme

Trump thotë se Irani ka qenë afër marrëveshjes “katër apo pesë herë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të...

Dy të rinj nga Tetova thonë se janë sulmuar nga një grup prej 20 personave

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë...

Uran Ismaili mëngjes e çaj në Skënderaj, në shtëpinë e Sami Lushtakut

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili,...

Moderatorja e njohur Blerta Foniqi Kabashi, ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të menaxhmentit të RTK-së, të cilin e konsideron arbitrar dhe joligjor.

Në reagimin e saj thuhet se të premten, në fund të orarit të punës, ajo së bashku me kolegët e saj kanë marrë një njoftim të paparalajmëruar, me të cilin përjashtohen nga moderimi i emisioneve – përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00.

Ajo thekson se kanë kërkuar takim me menaxhmentin e RTK-së lidhur me këtë çështje, por nuk kanë marrë përgjigje. Ajo e quanë vendimin si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në skemën programore, që sipas saj është e paligjshme, ngase ndryshimet në skemë mund të bëhen vetëm nga Bordi – institucion i cili aktualisht mungon në RTK.

Ndryshe moderatorja Blerta Foniqi-Kabashi, kishte intervistuar një muaj më parë deputetën e LVV-së, Fitore Pacolli, ku kjo e fundit edhe kishte pasur një përplasje me gazetaren pasi nuk i kishin pëlqyer pyetjet drejtuar rreth vëllaut dhe dajës së saj.

Po ashtu moderatorët e përjashtuar pohojnë se janë përballur me presion të vazhdueshëm dhe akuza të pabaza nga eprorët, gjë që e ka bërë të vështirë ushtrimin e detyrave të tyre të punës.

Ndryshe ata paralajmëruan se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke nënvizuar se do të vazhdojnë punën në mënyrë objektive dhe profesionale, pavarësisht sfidave. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz