Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm që kur u bashkua me Manchester Cityn.
Tekniku spanjoll sot kërkon trofeun e 20-të, ku luan finalen e FA Cup, ndaj Chelseas, shkruan IndeksOnline.
Para finales, Guardiola tha se është e mrekullueshme të fitosh 19 tituj në 10 vite, derisa foli edhe për largimin e mundshëm gjatë kësaj vere.
“Epo, 19 tituj në 10 vjet nuk është keq. Ata e dinë që, s’kanë nevoj me prit kur po iki, e dinë që ka qenë argëtuese!. Ka qenë e mrekullueshme! Të luftosh për titullin e 20-të, nuk është keq”, ka deklaruar Pep Guardiola./IndeksOnline/