Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Kamenicë, Pejë, Rahovec dhe Vushtrri. Lidhur me këto raste, dy persona u dërguan në mbajtje kurse 9 të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë kësaj periudhe në Prishtinë janë raportuar tri raste të tilla.
Policia bën të ditur se në rastin e parë në Prishtinë raportohet se janë përleshur mes vete dy gra, të cilat pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 23.08.2025-13:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur dy të dyshuara femra kosovare Të dyshuarat kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë në Prishtinë, u arrestuan një burrë dhe një grua nën dyshimin se u përleshën mes vete.
“Prishtinë 23.08.2025-13:40. Janë arrestuar dy te dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht mes vete ku kanë pësuar lëndime, me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Kurse, në rastin e tretë në Prishtinë, u arrestua një person pasi dyshohet se sulmoi dy gra.
“Prishtinë 23.08.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas mosmarrëveshjes ka kanosur dhe sulmuar dy viktima femra kosovare. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Tutje, edhe thuhet se në Kamenicë është arestuar një person nën dyshimin se sulmoi fizikisht një grua.
“Kamenicë 23.08.2025-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.
Sikurse në Prishtinë, edhe në Pejë u raportuan tri raste të dhunës në familje. Në të parin, një grua ka raportuar se është ofenduar dhe sulmuar nga i dyshuari. Rasti është nën hetime.
“Pejë 23.08.2025-12:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ofenduar dhe sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në rastin e dytë në Pejë një një person ka raportuar se një i dyshuar ia ka dëmtuar veturën, dy xhama të objektit dhe gjëra të tjera. I dyshuari u arrestua.
“Pejë 22.08.2025-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka dëmtuar veturën, dy xhama të objektit, dhe disa gjëra tjera. Lidhur me rastin , i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Në rastin e tretë në Pejë, një burrë ka raportuar se i dyshuari i cili gjendet jashtë vendit po i dërgon atij dhe vajzës së tij vazhdimisht mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes rrjeteve sociale.
“Pejë 23.08.2025-18:30. Viktima mashkull kosovar ka lajmëruar se, i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet jashtë Kosovës, vazhdimisht po i dërgon mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes rrjeteve sociale atij dhe vajzës së tij. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime”, njofton Policia.
Kurse, në Rahovec u arrestua një person pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes. Në shtëpi iu gjet dhe sekuesrua një pushkë gjuetie.
“Rahovec 23.08.2025-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në ndikim te alkoolit, kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Është kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe për shkaqe sigurie është sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë, për të cilën i dyshuari posedonte leje. I dyshuari është testuar për alkool dhe i njëjti ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.
Ndërsa, në Vushtrri u arrestuan tre persona nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.
“Vushtrri, 23.08.2025-12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndër mjet vete. Si pasojë e përleshjes fizike njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.