back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDeputetëve u kërkohet konsensus për dalje nga ngërçi politik

Deputetëve u kërkohet konsensus për dalje nga ngërçi politik

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Kur Kuvendi po shkon në përpjekje të pandërprera për konstituim, njohës të politikës kërkojnë konsensus nga partitë politike për ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Sipas tyre, shkuarja në zgjedhje nuk i konvenon askujt, e nuk është as zgjidhje për dalje nga ngërçi. Analistët thonë se qytetarët po varfërohen e shteti po dëmtohet në mungesë të formimit të institucioneve.

Të dielën do të bëhet përpjekja e radhës e ligjvënësve për konstituimin e Parlamentit.

Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga zgjedhjet parlamentare, njohës të fushës thonë se konsensusi politik është i domosdoshëm për të dalë nga ngërçi.

Sipas tyre, me qëndrimet aktuale të partive politike, as shkuarja në zgjedhje të reja nuk do ta zgjidhë situatën.

“Besoj se do të zhgënjehen të gjithë nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk do të ketë ndonjë lëvizje dramatike në përqindje. Do t’i kemi përafërsisht të njëjtat rezultate – kjo do të jetë fatkeqësia, sepse do të kemi një ngërç tjetër edhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Argjend Zejnaj, njohës i politikës.

Analistët shprehen optimistë se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, pavarësisht faktit se as Lëvizja Vetëvendosje, e as ish-opozita nuk i kanë votat për të themeluar qeverinë.

Sipas Jeton Halimit, politikanët kanë dëmtuar shtetin mjaftueshëm gjatë më shumë se gjysmë viti, ndaj nuk kanë më kohë për të humbur.

“Çdo lëvizje është në dëm të popullit dhe institucioneve. Duhet të formohen institucionet sa më shpejt”, tha Halimi.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat deputetëve që deri më 18 shtator të zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët. /rtk

Të Fundit

Sport

ShowBiz