back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeLimaj thotë se s’ka pasur më takim me Kurtin: VV ka obligim...

Limaj thotë se s’ka pasur më takim me Kurtin: VV ka obligim të ndërtojë shumicën, të veprohet sipas aktgjykimit

Të ngjajshme

Tayna e shpërndan postimin e Pedrit, ky është reagimi i këngëtares

Këngëtarja e famshme shqiptare, Tayna ka reaguar pas postimit...

Ndëshkohen dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj

Me datën 19.08.2025, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor...

Njerëzit e Vuçiq do të mblidhen në 50 vende në Serbi sonte

Partia Progresive Serbe në pushtet e Aleksandar Vuçiq u...

Fatmir Limaj kryetar i NISMA-s, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive pas aktgjykimit të Kushtetuese duke thënë ndër tjerash se tashmë gjërat janë më të qarta.

Ai ka thënë edhe se kjo parti pret që seancat të vazhdojnë sipas aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese.

‘‘Gjërat tanimë janë më të qarta. Ne si NISM presim që seancat të vazhdojnë sipas aktgjykimit të Kushtetuese, dhe pastaj do të shohim si do të rrjedhin gjerat’’, ka thënë ai.

Limaj ka thënë edhe se ai më s’ka pasur takime me Kurtin, dhe se VV-ja ka obligim për të ndërtuar shumicë parlamentare.

I njëjti ka theksuar se NISMA s’ka votë pa marrëveshje politike.

‘‘Jo s’kemi pasur. Pres që mas aktgjykimit gjërat tanimë janë më të qarta, partia e parë përveç të drejtës ka edhe obligim për të ndërtuar një shumicë parlamentare. Dhe presim që këto veprime t’i bëj partia që ka të drejtën e propozimit. Tani edhe me dy aktgjykime tregon se interesi publik është të gjinden rrugë për të ndërtuar kapacitete qeverisëse një shumicë parlamentare. Dhe besoj që partia e parë duhet të gjejë rrugë për të ndërtuar këto kapacitete. NISMA nëse këtu veprohet dhe duhet të veprohet sipas udhëzimit të Kushtetueses, derisa nuk ka një marrëveshje politike, votimi ynë është ai që ka qenë para se me hi në komisionin e fshehtë. Ne s’kemi votë pa një marrëveshje politike’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz