back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Qëllimi i Kurtit me mbajt peng Kosovën s’ka ndryshu, aktgjykimi sqaroi...

Haradinaj: Qëllimi i Kurtit me mbajt peng Kosovën s’ka ndryshu, aktgjykimi sqaroi se duhet votim i hapur

Të ngjajshme

Vetëm sot – merr çmimet më të ulëta + 1 muaj FALAS!

Ky është shansi i fundit për të nisur ndryshimin...

Motoçiklisti godet dy policë në Ferizaj

Një motoçiklist ka sulmuar dy zyrtarë policorë në rrugën...

Oda e Afarizmit: Bizneset po trajtohen si hajna të rrymës, jo si pagues të rregullt

Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti,...

Vjehrri rrah nusen në Rahovec

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në...

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është deklaruar para vazhdimit të seancës së Kuvendit, pas publikimit të aktgjikimit të Gjykatës Kushtetuse.

Ai ka thënë se ky aktgjykim ka sqaruar se duhet votim i hapur.

“Do të kthehemi në parlament pas vendimit të Gjykatës, tashmë dihet është sqarua se duhet të jetë votim i hapur dhe njëkohësisht është sqarua se një kandidat që nuk merr votën s’mund të kandidojë mbi tri herë , po ashtu është edhe afati 30 ditor edhe njëherë.”, deklaroi Haradinaj.

Ai tha se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun por, kanë votë për ndonjë kandidat tjetër nga LVV-ja i cili sipas Haradinajt është unifikues.

“ Nëse sot do të ishte Konjufca ose Saranda , ose Shqipe Hetemi do të votojshim”, tha Haradinaj.

Kur u pyet se nëse nuk do të arrihet të konstituhohet Kuvendi as pas 30 ditësh ai tha se do të vërtetohet qëllimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Për fat të keq unë besoj që qëllimi i tij  nuk ka ndryshu, është me vazhdu me mbajt peng Kosovën, me udhëheq me Kosovën pra në mënyrë jo të ligjshme , me mbajt peng Kosovën.”, u shpreh Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz